BallinaSportVIDEO/Ndeshje e çmendur!Dueli me Fiorentinën përfundon me 7 gola, Interi fiton në...

VIDEO/Ndeshje e çmendur!Dueli me Fiorentinën përfundon me 7 gola, Interi fiton në 120 sekonda

spot_img

Ndeshja mes Interit dhe Fiorentinës e së shtunës u prit me shumë interes për faktin se zikaltërit janë si pretendentë për titull dhe mbi të gjitha për të parë blerjet e reja  që Conte i kërkoi me insistim.

Por që në fillim Fiorentin surprizon duke shënuar golin e parë në minutën e tretë me anë të Kouame.  Zikaltërit përpiqen për të shënuar, por golin e shënojnë në minutat e fundit të pjesës së parë me anë të Lautaro Martinez, i cili ishte në hije gjatë gjithë fraksionit të parë të ndeshjes.

Lautaro shënon një super gol dhe pjesa e parë mbyllet në barazim. Me nisjen se pjesës së dytë Interi e gjen menjëherë golin, nga një goditje e e Lautaros, por që topi devijohet nga Cecherini dhe autogol. Avantazhi i jep më shumë zikaltërve, por nga ana tjetër Fiorentina nuk dorëzohet dhe se madje barazon dhe kalon në avantazhi , duke shënuar golat me anë të Castrovillit dhe Chiesa.

Zikaltërit pësojnë tronditje, ndërsa trajneri Conte merr vendimin të realizojë pesë ndërrime të menjëhershme.  Zëvendsëson Sensin per Eriksen, Hakimin për De Yong, Vidal për Brozoviç,  Naigolan për  Barrela dhe Sanchez për Perisç. Të gjithë këto ndërrimi në një hark kohor prej 10 minutash. Ndërsa trajenri fiorentin bën ndërrime të gabuara duke ndërruar  dy sulmuesit Riberi dhe Chiesa. Këtu vjen dhe përmbysja e Interit që në dy minutat e fundit shënon dy gola me anë të Lukakut në 87-ën dhe më pas me D’Ambrosion duke vulosur kështu fitoren 4-3 për zikaltërit.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular