Automjet tip Fiat Panda pothuajse është shkatërruar pas përplasjes së fortë që i mori jetën një 10 vjeçari me origjinë shqiptare por i lindur në Itali.
Fëmija me iniciale E.K, ishte në makinë me babanë e tij, teksa fluturoi nga automjeti duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë, babai i tij 40 vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Fermos.
Burri 40-vjeçar, me origjinë shqiptare dhe banues prej vitesh në Valmir, një fshat i Petritolit, po udhëtonte rreth mesnatës për në qendër të qytetit, kur humbi kontrollin e mjetit.