BallinaAktualitetKodet e komunikimit/Mafiozë dhe rrjetet kriminale me pseudonime, si veprojnë

Kodet e komunikimit/Mafiozë dhe rrjetet kriminale me pseudonime, si veprojnë

spot_img

Komunikimet midis pjesëtarëve të të njëjtit grup kriminal dhe të grupeve brenda një rrjeti janë një problem i madh për Policinë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali, Spanjë, apo vende të tjera ku ata janë arrestuar për krime të ndryshme.

Gjuha e tyre e komunikimit, që del nga përgjimet policore është një studim më vete thonë ekspertë të Policisë. Sipas tyre, merret shumë informacion mbi gjuhën e përdorur, dialektin, mënyrën e koduar dhe mjetet e përdorura për komunikim midis tyre. Dhe e gjitha është pjesë e veprimeve përgjuese.

Për sa i përket mjeteve dhe platformave të komunikimit, grupet shqiptare të krimit të organizuar përdorin telefonatat dhe mesazhet përmes aparateve celularë, komunikimet përmes platformës Skype, rrjetet sociale dhe e-mail.

Facebook po përdoret gjithmonë e më shumë për njohjen, rekrutimin, dhënien e udhëzimeve dhe kontrollin në distancë të viktimave të trafikimit. Në një rast, për shembull, një person që ishte duke kryer dënimin në një nga burgjet e vendit arrin të njohë nëpërmjet rrjetit social, të rekrutojë përmes mashtrimit, të menaxhojë kontrabandimin e viktimës nga Shqipëria përmes Greqisë në Itali, dhe të kontrollojë dhe përfitojë të ardhurat nga shfrytëzimi i saj.

Rrjetet sociale po përdoren edhe nga vetë viktimat, të shtyra nga trafikantët, për rekrutimin e shoqeve dhe vajzave të tjera. Në komunikimet telefonike pranohet se pjesëtarët e grupeve kriminale përgjithësisht tregohen të kujdesshëm dhe të rezervuar në përdorimin e emrave apo adresave të vendtakimeve dhe shkëmbimeve të produkteve të paligjshme.

Por kur vjen momenti për të bërë shkëmbimet dhe ka më shumë lëvizje, për këta që janë si më kryesorët mundohen që ta ndërpresin komunikimin. Apo ngaqë kanë krijuar njohje dhe lidhje, pazaret i bëjnë në takime. Ka dhe raste që nuk janë kaq të kualifikuar dhe janë më të shpenguar dhe flasin konkretisht… do filani kaq apo paraqesin elemente të mallit për t’i reklamuar. Ata që janë të dënuar për këtë veprimtari janë më të kufizuar.

Megjithëse një pjesë e personave të përfshirë në veprimtari kriminale rezulton se kanë ndryshuar disa herë gjeneralitetet apo përdorin emra të rremë, ata zgjedhin të përdorin pseudonime dhe nofka të përdorura në rrethet e tyre shoqërore si p.sh, “nipçe”, “dajë”, “mik” e të tjera. Gjithashtu vihet re se këta persona ndërrojnë shpesh numrat e telefonit, posedojnë disa të tillë njëkohësisht dhe i regjistrojnë ata në emër të personave të afërt apo të tretë.

Shpeshherë gjuha e koduar që ata përdorin është kaq e ndërlikuar sa për persona të tretë mund të duket pa logjikë dhe kuptim. Megjithatë ata arrijnë të merren vesh shumë mirë mes tyre. Natyrisht, grupe të ndryshme përdorin kode të paracaktuara dhe të kuptueshme vetëm për pjesëtarët brenda grupit apo grupeve të tjera bashkëpunuese brenda rrjetit kriminal. Kështu, në vend të fjalës drogë zakonisht përdoren kode si “paratë”, “euro/dollarë”, në të cilën 10 mijë dollarë nënkupton 10 kilogramë heroinë’, për korrier droge kodi “nipçe”’, ndërsa pritësi i drogës “dajë”.

Ndërsa për vendin e shkëmbimit të drogës me paratë fjalia është “kur do të pimë një kafe”, ndërsa për Policinë ka një tjetër kod “të zinjtë, ose ferrat”. Kur dikush nga pjesëtarët e grupit apo transportuesit e drogës arrestohet, përdoret masivisht shprehja “ka thyer këmbën ose është shtruar në spital”.

Për të shmangur mundësinë e rrjedhjes së informacionit dhe vënies në rrezik të bashkëpunëtorëve të tjerë në rast arrestimi nga policia, transportuesve të drogës u komunikohen adresat dhe udhëzimet përkatëse, në mënyrë të pjesshme dhe të vazhdueshme.

Edhe në rastet kur transportuesit apo pjesëtarët e tjerë ndalohen dhe arrestohen në flagrancë nga policia, mënyra e sjelljes dhe informacionet që japin ndjekin të ashtuquajturin “kodi i heshtjes”, që e vështirëson punën e organeve të hetimit për të zbuluar prejardhjen dhe destinacionin e drogës. Gazeta Shqip

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular