Java që lamë pas, ishte tejet pozitive për legjionarët shqiptarë, të cilët kanë shkëlqyer me skuadrat e tyre ku aktivizohen.
Padyshim paraqiten me te mire e kishte Etrit Berisha, i cili i mahniti të gjithë me paraqitjen e treguar ndaj Monës në Serinë B, me SPAL, ku arriti të presë edhe një penallti, duke e mbajtur portën e paprekur. Paraqitje të shkëlqyer tregoi edhe Hysaj më Napolin, në fitoren e këtyre të fundit 6-0 ndaj Xhenoas, ku shqiptari dha edhe një asist.
Asist dha edhe Abazaj në debutimin e tij et Istanbulspor në Turqi, ku e nisi ndeshjen nga stoli, ndërkohë që titullar te kjo skuadër e nisi Rroca, i cili gjithashtu ishte në formë shumë të mirë. Tejet pozitive ishte edhe paraqitja e Arbnor Muçolit në Danimarkë me Vejlen, ku shënoi dopietë.
Më poshtë mund të shikoni edhe vlerësimet e legjionarëve.
VLERËSIMI NGA “SOFASCORE” PËR “PANORAMA SPORT”:
PANORAMASPORT.AL