Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, do të zhvillojë një konferencë shtypi sot me gazetarët në orën 11:00.
Kjo konferencë vjen pas zhvillimeve të fundit, të ndërhyrjes së ndërkombëtarëve për mosprekjen e Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe tërheqjen e mazhorancës nga votimi i njëanshëm në parlament i Kodit të ri Zgjedhor.
Gjithashtu, pritet edhe që Basha të pyetet edhe të komentojë, edhe për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve të PD-së për deputetë.
Në fokusin e kryetarit të PD-së do të jetë edhe situata në vend, kriza e shkaktuar prej pandemisë së koronavirusit.