Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë mëngjesit të sotshëm në Durrës.
Është gjetur pa shenja jete një 66 vjeçar në Arapaj të Durrësit
Njoftimi:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 30.09.2020, rreth orës 08:15, në Arapaj, Durrës, është gjetur pa shenja jete në rrugë, nga banorët e zonës, shtetasi V. Dh., 66 vjeç, banues në lagjen nr. 17, Durrës.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.