BallinaKryesore“Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese është kritike për vendin dhe kusht për…”- Soreca...

“Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese është kritike për vendin dhe kusht për…”- Soreca takon kreun e KED, Vitore Tusha

spot_img
spot_img

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca ka zhvilluar sot një takim me ushtruesen e detyrës së kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

Sipas Sorecës, gjatë takimit ishte njohur për punën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.

“Sigurimi i funksionalitetit të plotë është kusht kryesor për të siguruar demokracinë dhe stabilitetin në Shqipëri dhe për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare për bisedimet e anëtarësimit”, shkruan midis të tjerash ambasadori.

Ai thotë se mirëpret hapjen e garës nga ana e Presidentit Ilir Meta dhe Parlamentit të Shqipërisë për anëtarë të rinj të Kushtetueses.

“Është kritike që KPA të përfundojë me shpejtësi vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për postin ekzistues të lirë, duke u bazuar mbi vendimin e Komisionit të Venecias. Bashkimi Evropian vazhdon të mbështesë Shqipërinë për reformën në drejtësi si anëtar i ardhshëm i Unionit”, shton ai.
EjKcW5NXsAADbPN

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular