BallinaKryesoreNjë hap larg historisë, Halili hap “thesin”, premio e padëgjuar në rast...

Një hap larg historisë, Halili hap “thesin”, premio e padëgjuar në rast kualifikimi

Tirana kërkon të startoj shekullin e ri me një kualifikim historik. Për herë të parë bardheblutë ndodhen vetëm një hap larg fazës së grupeve në Europa League. Në këtë pikë askush nuk dëshiron të ndalet, përballë Young Boys do të provojnë gjithçka për gjithçka, kjo është pikërisht ndeshja ku nuk ka asgjë rëndësi përveç rezultatit.

Egbo

Trajneri Egbo sot më shumë se kurrë kërkon që Tirana e tij të ketë fatin me vetë, përveç dëshirës dhe grindës për të dhënë më shumë se 100 % në fushë. Nigeriani nuk pritet të ndryshoj shumë as në këtë sfidë, do ti besoj të njëjtit grup që solli kryeqytetasit në këtë sfidë. Fakt është që Idi Batha nuk është në formën e tij më të mirë, por asgjë nuk e ndal kapitenin të udhëheq ekipin. Shqetëson gjendja e Hoxhallarit por për rolin e tij alternativa e luksit nuk mungon, Ismailgeci është gati për një tjetër ndeshje të madhe.

foto galeri foto galeri

Për të motivuar edhe më shumë ekipin përpara këtij takimi historik ka menduar edhe presidenti Halili. Numri një i bardhebluve ka premtuar një premio të padëgjuar, 20 mijë euro për kokë në rast kualifikimi, por kjo shifër mund të ndryshoj sërish përpara startit. Ndaj Young Boys luhet jo vetëm për historinë, kjo është një sfidë që vlen milion euro, është një ndeshje që mund të ndryshoj të ardhmen e klubit, është një ndeshje që duhet fituar pavarësisht se nuk janë favoritë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular