BallinaKryesore“Kur të dojë është i ftuar”, Basha sfidon Ramën për debat publik:...

“Kur të dojë është i ftuar”, Basha sfidon Ramën për debat publik: Ka refuzuar që nga 2006-a

Lideri i opozitës, Lulzim Basha e ka ftuar kryeministrin Edi Rama në një debat publik. Kreu i PD tha se është i gatshëm që nesër të përballet në debat me shefin e qeverisë.

Por Basha e la të hapur ftesën dhe sfidën për kryeministrin deri më 25 prill, datë kur Presidenti ka dekretuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Që nesër. Që nesër e deri me 25 Prill, kur të dojë është i ftuar në debat. Prej 2006 e kam ftuar Z.Rama në debat dhe ka refuzuar. Debati i fundit që Z.Rama ka bërë, është në vitin 2000″, tha kreu i PD, Basha.

***

“Rama do fërkonte duart po të ishte në vendin tim”, Basha flet për propozimet e PD: Nëse sot do drejtoja qeverinë…

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shpjegoi propozimet që ka bërë opozita për qeverinë dhe planin me 5 pika për të përballuar situatën e vështirë ekonomike që ka shkaktuar pandemia tek qytetarët shqiptarë.

I ftuar në emisonin “Çim Peka Live”, në Syri Tv, kreu i PD tha se e ka vënë theksin tek ekonomia se “vendi ndodhet në prag të një kolapsi të vërtetë”.

“Unë e ndiej cdo ditë që jam në kontakt me njerëzit. Ajo që më shqetëson më shumë është që në këto muaj qeveria e ka braktisur vendin dhe qytetarët dhe po bëjnë gjërat që kanë bërë 7 vitet e fundit.

Që të parandalojmë një rënie të dytë në greminë dhe kemi propozuar një plan realist që po të ishim sot në krye të vendit do e aplikonim”.

Ku do gjenden fondet nëse do ishit kryeministër, për këtë plan?

Basha: Kosto totale e planit tonë për 6 muaj është 312 milionë euro, gjithcka është e kostuar, që ndahen në 6 muaj , 3 muaj të këtij viti e 3 muaj të vitit të ardhshëm.

Pas 25 prillit kemi plan për të përballur dhe me pandeminë dhe për ringritjen ekonomikë për gjithë vendin, pavarësisht pandemisë.

Nga buxheti, shpenzimet qeverisë, të ardhurat e borxhet janë 4.5 mld euro në vit.

Ne propozojmë që qeveia të rialokojë mesatarisht 51 mln euro për 3 muajt e këtij viti dhe për 3 muajt e parë të vitit tjetër, 156 mln euro rialokim brenda një buxheti 4.5 mld.

Po kërkojmë rialokim 3% të buxhetit. Plan me përgjegjësi për ta zbatuar sikur do ishi. vetë në qeverisje. Njerëzit e presin përgjigjet sot, ky i thotë prisni pas prillit se do ju rris rrogat e heq taksat. Kërkoj që këto 5 pika ti marrë e ti zbatojë.

Ka dy përqasje, po të ishte në vendin tim Rama do fërkonte duart se më japin mua kapital politik do thoshte, ka drejtuar vendin duke parë interesin e tij të ngushtë politik, por sot ka ardhur puna te jeta e vdekja, te shëndeti te buka e gojës”.

Basha propozon çek mujor prej 16 mijë lekë në muaj shtese për papunësisë, krijimin e Fondit te Punësimit dhe dyfishimi i ndihmës ekonomike, çek mujor prej 2 mijë lekë në muaj për per pensionistet, 1000 euro për çdo biznes të vogël aktiv. Bonus 1000 Euro për çdo mjek dhe 500 euro për çdo infermier për 6 muajt e ardhshëm. Rritje e testimeve në 2500 në ditë, rimbursim i mjekimit ambulator kundër COVID”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular