BallinaAktualitetArtan Hoxha në mes të fermave me kanabis: Nën kujdesin e qeverisë,...

Artan Hoxha në mes të fermave me kanabis: Nën kujdesin e qeverisë, a kemi zgjedhje apo jo?!

spot_img
spot_img

avarësisht nga deklaratat e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe krerëve të Policisë së Shtetit, se në këtë vit paraelektoral gjendja e kultivimit të kanabisit në vendin tonë është shumë e ulët, faktet dhe realiteti tregojnë tjetër gjë.

Pas denoncimeve të shumta në media të ndryshme, këtë të shtunë gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka shpërndarë disa fotografi ku ai shfaqet në mes të kanabisit në një fermë ku duket se produkti është mjaft i bollshëm.

Hoxha pasi paralajmëron një histori eksluzive shkruan, se Shqipëria nën kujdesin e qeverisë e siguruar edhe për një vit tjetër brand-in e vet evropian, Made in Albania.
A kemi zgjedhje përpara apo jo-bën ai pyetjen retorike.

Postimi i plotë i Artan Hoxhes

Mirëmëngjes Shqipëri…
Me kasketë të vjetër, në kanabisin e ri..
Në pyjet me kanabis ka jetë.
Pershëndetje zoti kryeministër.
Nën kujdesin e veçantë të qeverisë suaj, Shqipëria e ka te garantuar edhe për një vit tjetër, brand-in e saj europian, Made in Albania…
Si asnjëherë më parë, çmimi për kilogramë ka thyer rekord.
Nga 1300 euro deri 1600 euro për kg, në varësi të cilësisë, me blerje direkt në fund të parcelës.
Bëni durim, në ABC News një histori ekskluzive po bëhet gati…
A kemi zgjedhje përpara apo jo?!
Foto: North Albania 2 tetor 2020…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular