BallinaKronikeU dehën e më pas u përleshën me personelin e lokalit, në...

U dehën e më pas u përleshën me personelin e lokalit, në pranga dy persona, në kërkim dy të tjerë

spot_img
spot_img

Dy persona janë arrestuar sot në Elbasan dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi të dehur, janë konfliktuar me personelin e një lokali.

Policia bën me dije se personat me inicialet  Xh.T., A.M., dhe L.Q., nën efektin e pijeve alkoolike, për motive të dobëta janë konfliktuar  me personelin e shërbimit të këtij lokali  si dhe kanë dëmtuar tavolinat dhe banakun e lokalit.

Gjatë kontrollit fizik të A.M. ju gjet një dozë lëndë narkotike dhe në banesën e J.Ç. të cilën e kishte me qira,  janë  gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe 16 doza lëndë narkotike  si edhe një shkop druri me disa vida druri metalike i përshatur si armë e ftohët.

Policia vuri në pranga personat me inicialet Xh.T dhe A.M, ndërsa u shpallën në kërkim personat me inicialet J.Ç. dhe L.Q..

Postimi i plotë:

Elbasan

Nën efektin e pijeve alkoolike, prishën qetësinë publike si dhe dëmtuan ambientin e lokalit , vihen në pranga dy shtetas dhe shpallen në kërkim policor dy shtetas të tjerë.

Shërbimet e Policisë Elbasan,  pas marrjes së njoftimit për një konflikt mes klientëve dhe personelit të shërbimit të  lokalit, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasit Xh.T., A.M., dhe L.Q., nën efektin e pjeve alkoolike, për motive të dobëta janë konfliktuar  me personelin e shërbimit të këtij lokali  si dhe kanë dëmtuar tavolinat dhe banakun e lokalit, ku për pasojë është dëmtuar lehtë gjatë thyerjes së sendeve dhe orendive   njëri prej klientëve  që nisi konfliktin , shtetasi A.M.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë shtetasit A.M. ju gjet një dozë lëndë narkotike dhe në banesën e shtetasit J.Ç. të cilën e kishte me qira  janë  gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe 16 doza lëndë narkotike  si edhe një shkop druri me disa vida druri metalike i përshatur si armë e ftohët.

Në përfundim të veprimeve hetimore nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan,  arrestuan në flagrancë shtetasit:

•Xh.T., 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale ” Shkatërim  i pronës private”, dhe “Prishja e qetësisë publike “.

•A.M., 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Shkatërrim i pronës private” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

U shpallën në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasve:  J.Ç., 24 vjeç, banues në fshatin Xhyrë, Librazhd, dhe L.Q., 43 vjeç, banues në Elbasan., të cilët në momentin që kanë parë  shërbimet e Policisë kanë mundur të largohen.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme procedurale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular