Pas publikimit të fotografive, gazetari Artan Hoxha ka shpërndarë në faqen e tij edhe një video të një ferme plot me kanabis, e cila sipas postimit të parë gjendet në Veri të vendit.
“Se mos u mbetet hatri, kemi edhe video…Si gjithnje, me zë dhe figurq.
Edhe pse një jelek antiplumb nuk është kurrë i tepërt…
Ky është pylli i vërtetë orbital i Green Albania, që pasi të korret, do të mbjellë “beton orbital” në kryeqytetin e Lali Erit…
Plot mor plot, u thye “bredhi” nga boçet, aq i mbarë është prodhimi…
Dhe pastaj thoni, pse në Shqipërinë ku popullsia zvogëlohet, papunësia rritet, rroga e administratës mbetet qesharake, industria e ndërtimit vetëm lulëzon, ndërsa çmimi i apartamenteve dhe lokaleve luksoze, vetëm rritet…”, shkruan Hoxha.