Këto janë momentet kur një pallat 14- katësh në Durrës është shembur pasditen e sotme me shpërthim të komanduar nga forcat xheniere.
Gjatë punës për shembjen e kontrolluar të pallatit që u dëmtua rëndë nga tërmeti I 26 nëntorit, mësohet se është dëmtuar një efektiv I Forcave të Armatosura.
Mesohet se efektivi i ushtrisë i plagosur është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes
Specialistët EOD të Batalionit të Xhenios në Komandën Mbështetese në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit (IKMT) bënë të mundur shembjen e pallatit 12 katësh, ne lagjen nr 17 të bashkisë Durrës, të demtuar nga tërmeti i Nëntorit të vitit të kaluar. Ky është konsideruar një nga operacionet me të veshtira deri tani, pasi u desh një punë voluminoze për hapjen e mbi 3000 furnelave nga ekspertet e batalionit te xhenios. Procesi ka filluar që në muajin korrik 2020 dhe u finalizua pasditen e kesaj te shtune. Për realizimin e ketij operacioni u përdor një sasi e konsiderueshme lënde plasëse, mjete transporti dhe 39 specialistë të batalionit të xhenios. Gjatë operacionit nuk pati probleme.