Në vazhdën e replikave të sotme me njëri-tjetrin, Presidenti Ilir Meta i përgjigjet sërish kryeministrit Rama. Presidenti i poston një video të 20 viteve më parë, ku Rama e lavdëron Metën, ndërsa sot Meta e këshillon që nesër, kur pritet të kalojnë në Kuvend Kodi Zgjedhor të mos dëgjojë më bandat dhe oligarkët.
STATUSI I METES
Edi, faleminderit për fjalët e mira që ke thënë për mua 20 vite më parë dhe që m’i thua gjithmonë kur takohemi nga afër.
E di vetë ti!Por nesër është një ditë e rëndësishme për shqiptarët, ndaj të lutem mos dëgjo më bandat dhe oligarkët se nuk ja u ka parë kush hajrin!
Koha për një FRYMË TË RE, për një bashkëjetesë qytetare dhe europiane, është tani!
Respekto Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe të lutem hapi listat, për socialistët në radhë të parë dhe për të gjithë shqiptarët.
DEKLARATA E RAMES 20 VITE ME PARE
Kryeministër 8-vjecar i cili tregoi që në dy vjet jo vetëm ka vullnetin, jo vetëm ka talantin, për të qeverisur por edhe aftësinë për të qeverisur por ka edhe aftësinë për të bashkëjetuar me një grup njerëzisht të aftë që i përkasin një gjenerate të re. Kjo është ndarja do votojnë për një frymë të vjetër, apo do votojnë për një frymë të re, këtu bëhet ndarja finale”, thuhet në videon e postuar nga Meta.