BallinaAktualitetE infektuar me Covid-19, aktorja Rajmonda Bulku shtrohet në spital

E infektuar me Covid-19, aktorja Rajmonda Bulku shtrohet në spital

spot_img
spot_img

Aktorja e njohur shqiptare, Rajmonda Bulku, raportohet se është infektuar me COVID-19.

Mësohet se aktorja është shtruar në spital ku po merr trajtimin e nevojshëm për t’u shëruar nga koronavirusi. 62-vjeçarja ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Rajmonda Bulku është nderuar me disa çmime. Ajo ka marrë pjesë në më shumë se 20 filma, ndërkohë që mbahet mend edhe si pjesë e lëvizjes studentore të dhjetorit ’90.

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri bëri me dije se tre qytetarë kanë humbur betejën me koronavirus, ndërkohë që kanë rezultuar të infektuar edhe 152 të tjerë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular