BallinaKronikeGazetarja vetëdigjet para drejtorisë së policisë

Gazetarja vetëdigjet para drejtorisë së policisë

Kryeredaktorja e një portali të pavarur rus ndodhej nën presionin masiv të autoriteteve. Para drejtorisë së policisë në qytetin e saj, Irina Slavina i vuri flakën vetes dhe ndërroi jetë nga plagët e djegies.

Gazetarja ruse, Irina Slavina ishte e afërt me opozitën ruse dhe punonte si kryeredaktore e një portali lajmesh, Kosa Press. Ky portal publikonte online reportazhe investigative dhe raportonte për kritikët e Vladimir Putinit. Slavina ndërroi jetë të premten, pasi u vetëdogj para drejtorisë së policisë në qytetin e saj, Nishni Novgorod, një qytet industrial, afër 400 kilometra në lindje të Moskës. Më parë Slavina kishte shkruar në Facebook. “Bëni Federatën Ruse përgjegjëse për vdekjen time.” Në mediat sociale u publikua një video, ku shihet, se si ajo ulur në një bankë i vë flakën vetes. Hetuesit më vonë konfirmuan vdekjen e saj.

Policia kontrolloi apartamentin e Slavinas

Gazetarja kishte shkruar të enjten në mediat sociale se policia dhe përfaqësues nga autoritetet kishin bastisur apartamentin e saj duke kërkuar të dhëna për lidhje të mundshme të saj me lëvizjen opozitare, Open Russia, e themeluar në ekzil nga kritiku i Kremlinit, Mihail Kodorkovski dhe që nën dyshimin për organizime protestash është shpallur e padëshiruar. Policia konfiskoi kompjuterin e saj dhe celularët edhe të bashkëshortit dhe vajzës së saj, shkroi më parë Slavina.

Reagimet nga opozita janë të tronditura. Kritiku i Kremlinit, Aleksej Navalny shkroi se vdekja e Slavinas është e “tmerrshme”. Akuzat kundër saj janë të fabrikuara, tha Navalny. “Ata e kanë çuar atë në vetëvrasje.”/DW

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular