BallinaLifestyleFOTOT/Miss-i që solli çmimin “Miss Fotozhenia” në Shqipëri: Di ta shijoj jetën...

FOTOT/Miss-i që solli çmimin “Miss Fotozhenia” në Shqipëri: Di ta shijoj jetën edhe në kohë krize

spot_img
spot_img

Rovena Domi, Miss-i që solli çmimin “Miss Fotozhenia” në Shqipëri, me përfaqësimin e vendit në “Queen of the World 2010”, që u mbajt në Nurburgring të Gjermanisë para disa vitesh, tregon për “Panorama Plus”, rikthimin në jetën e luksit pas daljes nga izolimi në apartamentin e saj në Tiranë.

E mësuar me pushimet e shtrenjta duke shkelur në destinacionet më luksoze, modelja që shëtit botën i është rikthyer stilit të saj, duke treguar për “Panorama Plus” se di ta shijojë jetën edhe në kohë krize për shkak të pandemisë.

foto galeri

foto galeri

foto galeri foto galeri foto galeri

“Zgjodha ta mbyllja verën në një vend si Bodrumi në Turqi, në një nga resortet më të mrekullueshme që ka Bodrumi, siç ishte ‘Amanruya’. Qëndrova disa ditë dhe i shijova vërtet shumë në suitën që zgjodha për të qëndruar. Një vend i mrekullueshëm, me një det fantastik, më rikthyen dhe një herë te hobi im për të shëtitur botën”, tregoi Rovena për “Panorama Plus”

Gjatë karantinës, Rovena që njihet si modele dhe është diplomuar për Drejtësi, tërhoqi vëmendjen e ndjekësve me postimin e disa fotove hot nga dushi.

“Kam shtyrë dy udhëtime në Venezia dhe në Milano, për t’iu rikthyer udhëtimeve kur situata të shpresojmë që do t’i kthehet normalitetit. Aktualisht, në këtë periudhë izolimi për të gjithë jam në Tiranë. E vuaj pak me veten izolimin pasi jam mësuar të lëviz dhe e kam paksa të vështirë të qëndroj në një vend. Por që duhet mirëkuptuar e uruar që të kaloj kjo situatë sa më shpejt e të vijojmë normalitetin. Por është një situatë që vetëm izolimi në shtëpi është gjëja më e mirë dhe më e sigurt për të shmangur përhapjen koronavirusit”, tha Rovena Domi gjatë kohës së izolimit.

Pyetjes se çfarë ambiciesh ke për jetën profesioniale pasi kjo situatë të marrë fund, nëse i pëlqen të investohet në showbiz apo të jetë një biznesmene larg vëmendjes së publikut, ajo pergjigjet: “Larg vëmendjes së publikut nuk e përjashtoj dot, pasi kur njihesh në showbiz, fama dhe publiku bëhen pjesë e jotja. Ndërsa në kuadrin e Fakultetit Juridik që kam mbaruar, them që është diçka më private si profesion sesa të jesh në televizion, revista apo emisione, të cilat janë domosdo pjesë e publikut dhe showbizit”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular