Lega Serie A konfirmon se, ndeshja Juventus-Napoli, e vlefshme për javën e tretë të kampionatit Italian, luhet sot në 20:45.
Reagimi i Legas vjen pas një seri rastesh pozitivë me Covid-19 mes futbollistëve të Serie A dhe pas anullimit të ndeshjes së djeshme mes Genoas dhe Torinos, raporton Ora News.
Ndërkohë, dje, klubi I Juventusit njoftonte se dy pjesëtarë të skuadrës, jo futbollistë, kishin rezultuar pozitivë me Koronavirus, ndërsa Napoli ka kërcënuar disa here se nuk do të udhëtojë drejt Torinos për ndeshjen e mbrëmjes së sotme për shkak të disa infektimeve në skuadër, më I fundit ai I futbollistit nga Maqedonia e Veriut, Elmas.
Pak ditë më parë, pas ndeshjes Napoli-Genoa, 14 pjesëtarë të klubit gjenovez rezultuan pozitivë gjatë testeve anti-Covid.
Por pavarësisht kësaj situate, Lega Serie A ka vendosur që ndeshja të luhet…