Një grup të rinjsh janë përleshur në Elbasan mbrëmjen e kësaj të diele. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vullnetari” të qytetit të Elbasanit, ndërsa mësohet se tre prej tyre kanë përfunduar në spital.
Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit mes të rinjve, por “Panorama.al” ka siguruar edhe momentet kur policia ka rrethuar zonën pas ngjarjes.
Në vendin ku ndodhi konflikti është edhe një makinë, e cila është dëmtuar si pasojë e sherrit.
Ndërkohë po punohet për identifikimin e të rinjve, të cilët janë larguar menjëherë pas konfliktit.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.