Një 35-vjeçar është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Babinaj në Tropojë rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme (4 tetor).
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ndërsa në pranga është vënë autori i dyshuar i ngjarjes.
“Më datë 04.10.2020, rreth orës 21:00, në fshatin Babinaj, Tropojë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi A.H., 38 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin L.H., 35 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A.H, dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Tropojë, për veprime të mëtejshme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.
I plagosuri ndodhet në spitalin e Gjakovës për mjekim më të specializuar. Ndërkohë vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.