Polici i burgjeve godet me qytën e pistoletës një 39-vjeçar. Detajet si ndodhi ngjarja

2
220

Një punonjës i policisë së burgjeve është shoqëruar në polici, pasi ka goditur me qytën e pistoletës një 39-vjeçar. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të dielë (4 tetor) në Paskuqan, pas një konflikti të çastit.

I plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale A.D 39  vjeç, ndërsa punonjësi i policisë së burgjeve është me iniciale L.M.

“Me datë 04.10.2020, rreth orës 20:15, në Paskuqan, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi L.M., 49 vjeç, në konflikt e sipër ka dëmtuar lehtë dyshohet me qytën e pistoletës, shtetasin A.D., 39 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta i cili pas mjekimit është larguar në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë identifikimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Nr.5, për veprime të mētejshme hetimore, i cili është punonjës i Policisë së Burgjeve dhe paraprakisht dyshohet se e ka dëmtuar me tytën e armës të shërbimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

2 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: startnews.news/2020/10/04/polici-i-burgjeve-godet-me-qyten-e-pistoletes-nje-39-vjecar-detajet-si-ndodhi-ngjarja/ […]

Comments are closed.