BallinaBotaTrump pritet të dalë nga spitali. Ja çfarë thonë mjekët për gjendjen...

Trump pritet të dalë nga spitali. Ja çfarë thonë mjekët për gjendjen e tij shëndetësore

spot_img
spot_img

Gjendja e presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump është duke u përmirësuar dhe ai mund të dalë nga spitali më 5 tetor, thanë mjekët që merren me trajtimin e tij në Qendrën Mjekësore Ushtarake Walter Reed.

Mjekët thanë se nivelet e oksigjenit të presidentit Trump kishin rënë dy herë shkurtimisht ditët e fundit dhe ai po trajtohet me steroid. Por, ata dhanë një vlerësim optimist të shëndetit dhe perspektivës së presidentit 74-vjeçar.

“Pacienti po vazhdon të përmirësohet. Ai nuk ka ethe që nga e premtja në mëngjes, shenjat e tij jetike janë të qëndrueshme”, u tha mjeku Sean Dooley gazetarëve në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed, ku Trump ka marrë trajtim që nga 2 tetori.

Në një video katër minutëshe të postuar në Twitter në 3 tetor, Trump tha se ndihej “shumë më mirë” dhe shpresonte që “të kthehej së shpejti” për të përfunduar fushatën përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Trump tha se ditët e ardhshme do të jenë “provë e vërtetë” pasi ai falenderoi të gjithë në Shtetet e Bashkuara dhe në të gjithë botën për mbështetjen e tyre.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular