Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një familje shqiptare është përfshirë në një sherr me një familje rumune.
Për pasojë raportohet se 3 persona kanë mbetur të plagosur.
Sipas mediave italiane përleshja ka qenë e dhunshme, pasi të dy familjet janë qëlluar me thikë dhe mes të plagosurve është një i mitur.
Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me gjendjen e të plagosurve dhe identitetin e tyre.
Në kuadër të këtij sherri karabinierët kanë arrestuar 2 shqiptarë për dhunë dhe rezistencë.
Po ashtu në komisariat janë shoqëruar dhe 5 shtetas rumunë, të cilët u përfshinë në përleshjen e përgjakshme.
Mbi të arrestuarit rëndon akuza për tentativë për vrasje dhe mbajtje e paligjshme e armëve.