Debati në Çim Peka LIVE në lidhje me votimin e njëanshëm të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor nisi menjëherë i flaktë.
Ish-deputetja demokrate, Grida Duma tha se është shkelur marrëveshja e 5 qershorit.
Por e pyetur se përse në deklaratën e SHBA nuk specifikohet se është shkelur marrëveshja e 5 qershorit, ajo tha se “u specifikua dështimi i 5 qershorit”.
Ajo tha se amerikanët e kanë vendosur gishtin te mazhoranca.
“Nuk e lexoj si shkelje syri për Edi Ramën deklaratën e amerikanëve Kur specifikohet fjala dështim, nuk ka shkelje syri. Themeli i kësaj deklarate është dështim,” tha ajo.
Në një video të publikuar nga BBC, Trump thotë se ka mësuar shumë për COVID dhe se ajo që ka kaluar është shkolla e vërtetë.
“Ka qenë një udhëtim shumë interesant. Kam mësuar shumë për COVID. Mësova duke shkuar vërtet në shkollë. Kjo është shkolla e vërtetë. Kjo është ‘le të lexojmë librat e shkollës’ dhe unë e kuptova dhe është një gjë shumë interesante dhe do t’ju tregoj për të”, shprehet Trump.