Partia Socialiste ka votuar sot me 97 vota pro ndryshimet në Kodin e ri Elektoral, të kundërshtuara nga opozita dhe nga grupimet brenda parlamentit.
Në listën e deputetëve që votuan sot Kodin Zgjedhor, bie në sy emrat e deputetëve të opozitës së, si Klajdi Qama, i cili erdhi në Kuvend nga listat e LSI-së.
Qama ka votuar rregullisht Partinë Socialiste, ndërkohë që disa javë më parë u përmend në media, pasi babai i tij është shpallur në kërkim nga Policia, për nxjerrjen e paligjshme të gurëve në Malin e Tomorit.
Ndërkohë që Kodi i ri Elektoral ka kaluar dhe me votën pro të Majlinda Halilit, deputetja e njohur ndryshe për fjalimin e “Kërpëratave”.
Po ashtu, tufës së votave të PS iu bashkua dhe Selami Jenisheri, kryetar i Partisë së Pensionistëve, edhe ky i fundit votues i “abonuar” me PS-në.
Në votuesit e rregullt bie ne sy edhe emra të si Nimet Musai, Edmond Rrushi, Arora Mara, Krenar Rryçi, Ylli Shehu etj.
Votuesit e opozitës pro PS-së
Qama Klajdi
Halilaj Majlinda
Jenishehri Selami
Musaj Nimet
Mara Aurora
Rrushi Edmond
Rryçi Krenar
Staka Nikolin
Sterjovski Vasil
Stojku Edmond
Shehu Ylli
Gjuzi Ramazan
Bojaxhiu Eugen
Braha Ediola
Çaçani Arlind
Xhina Elena
Lala Reme