Një 48-vjeçare ka bërë denoncim në Polici për një person i cili e ka kërcënuar dhe ka tentuar ta godasë, sipas bluve me mjet prerës.
Mësohet se autori, i cili është shpallur në kërkim, dyshohet se gjithashtu i ka vjedhur disa sende në shtëpinë e saj denoncueses.
Blutë e Vlorës bëjnë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve shpallën në kërkim shtetasin M. N., 43 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë.
Ai është autori i dyshuar i kërcënimit me thikë të shtetases E. M.
“Në datën 05.06.2020 në Komisariatin e Policisë Vlorë është paraqitur për kallëzim shtetasja E. M., 48 vjeçe, banuese në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, pasi një shtetas e ka kanosur, kërcënuar dhe ka tentuar të godasë me mjet prerës.
Vijon intensivisht puna për kapjen e shtetasit M. N., i cili gjithashtu dyshohet se në datë 28.09.2020 ka vjedhur disa sende në banesën e saj”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Vjedhja”.