Dy të dënuar për vrasje të mbetur në tentativë do të duhet të deklarojnë burimin e pasurisë. Operacionit Forca e Ligjit këtë herë ka zbritur në qytetin e Fierit, duke i dërguar formularin e vetëdeklarimit shtetasve Enea Pipa dhe Ilir (Ledjan) Nukaj
Njoftimi i policise
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
Enea Pipa banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë;
Ilir (Ledjan) Nukaj banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.