Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka zhvilluar një takim rastësor me aktorin e njohur Muharrem Hoxha. Në Facebook, Salianji ka postuar edhe një foto me të, duke e vlerësuar për energjinë e tij pozitive dhe për rolet që ka luajtur.
Teksa kujton një nga rolet e Muharrem Hoxhës, Salianji nuk lë pa ironizuar edhe kryeministrin Edi Rama.
“Muharrem Hoxha, “Mjeshtër i madh”. Energji pozitive 😀
Ndër dhjetra rolet që ka mbajtur me gëzim familjet shqiptare mu kujtua “Bushi”, personazhi që sapo dëgjonte krismat mbushte brekët… Rama ngjason shumë; i mbush prej zgjedhjeve #25Prill”, shkruan Salianji.