BallinaAktualitetDetaje nga arrestimet tek AKBN, zbardhen emrat e zyrtarëve që ranë në...

Detaje nga arrestimet tek AKBN, zbardhen emrat e zyrtarëve që ranë në pranga, dy ende në kërkim

spot_img

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrest me burg të pesë zyrtarëve të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Gjykata e ka lënë në arrest shtëpie një prej tyre.

Arrest me burg është dhënë për Denis Durrësin, Qani Hoxhajn, Simon Markun, Arben Dodajn, Naim Kasën, ndërsa arrest shtëpie është dhënë për Rezarta Sulejmanin.

Ata akuzohen për “mashtrim me pasoja të rënda”, “shpërdorimi i detyrës”, “moskryerja e detyrave nga organet tatimore”, “mashtrimi” i kryer në bashkëpunim, “kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “fshehja e të ardhurave”.

Mendohet se dëmi i shkaktuar ndaj shtetit është mbi 1 mln dollarë, ndërsa hetimet kanë zgjatur 4 vjet e gjysmë.

TE ARRESTUARIT

Denis Durrësi, drejtori i auditit

Qani Hoxhaj, drejtor hidrokarburesh

Arben Doda, inspektor tatimesh në drejtorinë rajonale, Tiranë

Naim Kasa, biznesmen në një kompani fantazmë.

Rezarta Sulejmani, specialiste te AKBN

Operacioni u ndërmor ditën e djeshme teksa dhe dy të tjerë, Klodian Gradeci ish-drejtor i OST me funksion drejtor hidrokarburesh në AKBN dhe Isuf Berberi, ky i fundit biznesmen hidrokarburesh, janë në kërkim nga Policia për të njëjtat akuza.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular