Infektohet me koronavirus një mjek kirurg në qytetin e Elbasanit. Bëhet fjalë për mjekun Bujar Kllogjri. Lajmi konfirmohet nga burime të Panorama.
Ende nuk dihen detaje rreth gjendjes së tij shëndetësore, teksa ai është konfirmuar pozitiv në testin e tamponit. Kllogjri ka qenë deputet i qarkut të Elbasanit, propozuar nga partia Lëvizja Socialiste për Integrim.
Kllogjri është një mjek i njohur në qytetin e Elbasanit.