BallinaAktualitetGazetari shpjegon thjesht: Pse rikthehen vizat në vitin 2021

Gazetari shpjegon thjesht: Pse rikthehen vizat në vitin 2021

spot_img

Shqiptarët do lëvizin me viza drejt vendeve të BE nga viti 2021. Kryeministri Edi Rama e pranoi se e dinte këtë që nga viti 2016.

Por edhe pse Shqipëria trajtohet ndryshe nga vendet e rajonit dhe ky sistem është rivendosje vizash, Rama shpiku një term, ai tha se kjo është certifikatë sigurie.

Por gazetari Vehap Kola ka ironizuar me këtë shpikje të Ramës.

STATUSI I GAZETARIT

Quhet VIZË.

Për të marrë një çertifikatë, para disa vitesh duhej të shkojë në sportelin e Gjendjes Civile.

Për të marrë një vizë për BE, duhej të paraqiteshe tek sporteli i ambasadës së vendit përkatës. Procedurat zgjasnin nga disa javë në disa vite.

Ndërsa sot, për të marrë çertifikatën mund të hysh në portalin qeveritar, pa qenë nevoja të shkosh deri te Gjendja Civile.

Ndërsa vizën për BE mund ta marrësh në portalin përkatës, pa qenë nevoja të paraqitesh në sportelin e ambasadës.

Ajo e para vazhdon të quhet çertifikatë. Kjo e dyta, sipas Ramës, nuk është vizë.

Në kohën kur takimet e Këshillit Europian zhvillohen online, vizat që merren online nuk quhen viza.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular