BallinaAktualitetDebati/ “Ik o dreq, më jep alergji” – Plas sherri mes Agron...

Debati/ “Ik o dreq, më jep alergji” – Plas sherri mes Agron Gjekmarkajt dhe Kreshnik Spahiut: Të ka thënë se do të vendosë në lista, por…

spot_img

Analisti Agron Gjekmarkaj është përfshirë në një debat me ish-kreun e Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu në studion e emisionit “Open”, në Top Channel.

Gjekmarkaj e ka quajtur Spahiun një person që dështoi në politikë, ndërsa tashmë si emigrant, del në televizione si i pavarur. Por sipas analistit e vetmja gjë që bën është se “lëpin gjithë ditën këpucët e qeverisë”.

Kjo deklaratë e Gjekmarkajt ka sjellë reagimin e Spahiut i cili ka deklaruar se “nuk ka mënyrë më banale se ç’të përdor Lulzim Basha ty. Të ka thënë do të vëri në lista.”

Teksa ka sqaruar se nuk do të jetë pjesë e listës së Bashës, ndonëse është i djathë, Gjekmarkaj ka vijuar me ‘sulmin’ e tij ndaj Spahiut.

Debati i plotë:

Gjekmarkaj-Spahiut: Së pari mbiemrin ma shqiptoi gabim se e kam Gjekmarkaj dhe jo Gjokmarkaj. Është si ti them nga Kreshnik Spahiu në Kreshnik Sahani, po s’ja them dot.

Spahiu: Ndjesë!

Gjekmarkaj: Zoti Spahiu ka qenë në politikë, ka dështuar, nuk i ka ecur. Nuk është ndonjë hata e madhe secili mund ta provojë dhe mund të dështojë. Ka dalë në një moment me një aleancë dhe i premtoi shqiptarëve që do dilte me 1 milion shqiptarë dhe doli me një kalë. Ke tentuar të kesh marrëdhënie të mira me Sali Berishën, Ilir Metan, Lulzim Bashën, Edi Ramën, s’ja ke dalë. Tani je në një pozicion tjetër në Gjermani, në pozicionin e emigrantit. Një pozicion mjaftë i nderuar.

Kam qenë edhe unë emigrant dhe student, por nuk kam tentuar t’i bëj analiza për t’i shërbyer qeverisë nga ekrani. Sepse ju dilni këtu çdo natë si i pavarur dhe i shërbeni në mënyrën më të shpifur qeverisë, në mënyrë më banale dhe është një situatë gati e pështirosur.

Spahiu: Ne të dy jemi miq, por nuk ka mënyrë më banale se ç’të përdor Lulzim Basha ty. Të ka thënë do të vëri në lista.

Gjekmarkaj: Ore nuk do hyj në lista unë. Ja ta deklaroj këtu. S’do jem në listë, rri i qetë nuk kam asnjë ambicie.Ti del gjasme si i pavarur dhe gjuan të gjithë ata që gjuajnë qeverinë.Unë jam kundërshtar i qeverisë, sepse nuk më bind kjo qeveri dhe nuk e fsheh misionin tim. Nuk e fsheh edhe që jam i djathtë, e deklaroj para të gjithë shqiptarëve, por nuk bëj rol gjasmë  si i pavarur dhe del e lëpin gjithë ditën këpucët e qeverisë. Ik or dreq. Ke edhe një fjalor të varfër, se ke as të pasur, kur bën kështu si i mençur.

Spahiu: E vërteta është e hidhur për Agronin. Jepi një pasqyrë Agronit të shohë se si është skuqur.

Gjekmarkaj: Skuqem nga turpi që të kam ty përballë. Është turp që të debatoj me ty, kjo më jep skuqje, më jep alergji.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular