BallinaAktualitetProgres raporti për Shqipërinë/ Ambasada në Tiranë zbardh çfarë është diskutuar në...

Progres raporti për Shqipërinë/ Ambasada në Tiranë zbardh çfarë është diskutuar në parlamentin e Holandës

Ambasada holandeze në Tiranë zbardh diskutimet e djeshme në parlamentin holandez, sa i përket zgjerimit të BE-së dhe progres raportit për Shqipërinë.

Në njoftim thuhet se pasi Holanda mori progres raportin për Shqipërinë në ditët në vijim qeveria do t’i dërgojë një vlerësim te kësaj pakete parlamentit, i cili më pas do të vijohet nga një debat sipas procedurave parlamentare.

Postimi i plotë:

Sikurse është rënë dakord me Parlamentin, Qeveria Hollandeze është angazhuar të përditësojë rregullisht parlamentin sa i takon çështjes së zgjerimit të BE-së.

Dje, parlamenti hollandez diskutoi shkurtimisht një letër që Ministri i Jashtëm Blok i pati dërguar parlamentit në 4 Shtator. Letra i referohej draftit të kuadrit të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në datën 6 Tetor, Hollanda gjithashtu mori paketën vjetore të zgjerimit të publikuar nga Komisioni Europian, pjesë e së cilës është dhe raport-progresi për Shqipërinë.

Si zakonisht, qeveria hollandeze do t’i dërgojë një vlerësim të kësaj pakete parlamentit në javët në vijim. Kjo do të vijohet nga një debat sipas procedurave parlamentare.

Do të jetë takimi i Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në nëntor ku do të diskutohet paketa e zgjerimit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular