BallinaKryesoreSilva Bino drejt shërimit nga COvid 19, pse është kënaqësi dhe trishtim

Silva Bino drejt shërimit nga COvid 19, pse është kënaqësi dhe trishtim

Nga Ph.D.Ilir Pecnikaj

Pas rreth 10 ditësh në spital, një lajm i mirë, dr Silva Bino duket se është drejt shërimit të plotë. Ky nuk mund që të mos jetë veçse lajm i mirë, shumë i mirë, si për çdo person tjetër që arrin të shërohet nga kjo sëmundje.
E trisht, jashtë mase e trisht, kur dëgjon nga znj. Bino të thotë: “unë arrita ta kap në kohë covid-19 prandaj i’a dola”. Ku ka trishtim më të madh të dëgjosh nga një prej anëtarëve të Komitetit Teknik togfjalëshin “ARRITA TA KAPI NË KOHË…”. Çfarë duhet ti thotë qindra e mijra shqiptarve që ky komitet, me qeverin që e drejton, j’ua ka mohuar të drejtën e “kapjes në kohë” të coronavirus në dy menyra:
1) atyre me më fat, që arrijnë pas shumë kohësh kërkesë, të bëjnë një tampon, nuk arrijnë asnjëherë ta kapin në kohë sepse kanë një vones me mbi 5 ditë të përgjigjes.
2) Që nuk arrijnë kurrë të bëjnë një të tillë, sepse lista e pritjes është shumë e gjatë, dhe në privat nuk arrijnë dot për çmimin e lartë që kanë.
Është e turpshme dhe kriminale që pjesa më e madhe e pacientëve të shtruar në spital, pozitivitetin e kanë zbuluar me skaner….
Ndaj znj. Bino shumë herë heshtja është flori. Në rastin tuaj kësaj herë përveçse flori duhet të kishte qënë edhe detyrim e respekt për ata që me keq menaxhimin tuaj dhe të kolegëve tuaj të KT dhe të MSHMS i përcollet në botën tjetër.
Heshtni, dhe nese ju ka ngelur një fije zëri, përdoreni për t’ju kërkuar falje popullit që e degdiset në këtë deregje.
Për çdo gjë tjetër, veç shërimit tuaj, provoj veçse trishtim.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular