Pas disa orësh, për shkak të vështirësisë së zonë ku ndodheshin, është bërë i mundur transportimi i trupave të dy të rinjve të vrarë, Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj.
Në këto momente trupat janë nisur me autoambulancë në drejtim të morgut të spitalit të Elbasanit, ku do të kryhet edhe ekspertiza mjeko-ligjore. Çutaj dhe Pepaj kushëri me njëri-tjetrin, u vranë nga Danjel Pepaj, kushëri me këtë të fundit, dyshohet për një sasi kanabisi të vjedhur.