Eshte mbyllur dhe votimi ne degen e PD Mallakater. Anetaresia ka konfirmuar tre përfaqësuesit, Agron Kapllanaj, Albert Avdulaj dhe Enkelejd Alibeaj me 85% të votuesve
Statusi i kreut te PD Mallakaster Arjan Llanaj
Demokratët mallakastriotë janë gati për ndryshimin që do të ndodh në 25 prill për shpëtimin e vendit nga kriza e thellë ku ndodhet prej qeverisjes së korruptuar dhe të papërgjegjshme të Ramës…
Me një pjesëmarrje 60% të antarësisë së degës PD Mallakastër dhe konfirmim të mbi 85% të pjesëmarësve, Agron Kapllanaj, Albert Avdulaj dhe Enkelejd Alibeaj morën besimin për vazhdimin në fazën përfundimtare të këtij proçesi.
Falenderim dhe mirënjohje për të gjithë antarët, antaret, të rinjtë dhe të rejat për mbështetjen dhe besimin që treguan në këtë ngjarje të rëndësishme dhe risi të Partisë Demokratike!✌✌✌