BallinaKronikeVrasja e të rinjve/Gazetari: Nuk i ndalojmë dot të blejnë mandate deputetësh

Vrasja e të rinjve/Gazetari: Nuk i ndalojmë dot të blejnë mandate deputetësh

Gazetari Artan Hoxha, i cili ishte i pari që raportoi zhdukjen e tre të rinjve në Malësinë e Madhe pas një konflikti për parcelat e kanabisit ka shkruar në rrjetet sociale se policisë iu desh 5 ditë për të provuar atë që ai ka shkruar të dielën e kaluar. Hoxha shkruan se motivi i krimit paska qenë me aromë dehëse dhe parcela të shëndosha duke ironizuar lajmet që pasuan deklaratën e tij. Ai thotë se shpreson që kanabisi i këtij viti para zgjedhor të mos shkaktojë më viktima njerëzore.

“Ja pra që paska pasur

edhe krisma,

edhe viktima,

edhe parcela me kanabis,

edhe kanabis të grabitur,

edhe polici që nuk gjente dot jo vetem parcelat me kanabis, por as kufomat e narko-kulturës.

Policise iu deshën 5 ditë për të provuar atë që e kam shkruar që të dielën e kaluar.

Dhe sigurisht, ajo puna e “motivit te dobët” që “rrodhi” nga burime policore, një dite pasi publikova lajmin, besoj tashmë është e qartë.

Motivi i krimit paska qenë me “aromë dehëse” dhe “parcela të shëndosha”…

Ngushëllime familjarëve për jetët e humbura të dy djemve të rinj…

Uroj që kanabisi i këtij viti parazgjedhur, të mos shkaktojë më viktima njerëzore.

Edhe pse nuk do t’i ndalojmë dot paratë e narko-trafikut, të blejnë mandate deputetësh për parlamentin e ardhshëm…”, shkruan Artan Hoxha.

Vilson Cutaj dhe Klement Pepaj u gjetën sot pa jetë në një zonë të pyllëzuar pranë parcelës me kanabis, e cila u bë shkak për vrasjen e tyre nga Daniel Pepaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular