BallinaKryesore“Palaço, ordinerë e të pa atdhe”! Presidenti shpërthen ndaj Ramës: Jam Ilir...

“Palaço, ordinerë e të pa atdhe”! Presidenti shpërthen ndaj Ramës: Jam Ilir Meta dhe përballë do më keni gjithmonë!

spot_img

Vijon përplasja e ashpër në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta. Ky i fundit i është përgjigjur sërish kryeministrit Rama, duke i thënë se nuk bën aktrime me historinë e kombit.

Teksa e quan Ramën “palaço dhe të pa atdhe”, Meta thekson se ka qenë ndër udhëheqësit e Lëvizjes Studentore, por kurrë nuk e ka vënë në diskutim gjakun e tyre, pasi sipas tij, gjaku nuk bëhet ujë.

Reagimi i Metës:

O shakaxhinjtë e integrimit!
Unë nuk bëj aktrime me historinë e kombit tim dhe familjes time!

As politikë për vota o palaço dhe të pa Atdhe!
Unë kam lindur në Çepan, 1000 metra mbi nivelin e detit dhe u jam shumë mirënjohës prindërve të mi.
O ordinerë, shtëpia ku linda unë në 24 mars 1969 ishte spital partizan për Jugun e Shqipërisë. Në këtë shtëpi erdhën dhjetëra partizanë, pa këmbë e pa krahë. Në themelet e kësaj shtëpie edhe sot është gjaku i tyre.
Unë isha ndër udhëheqësit e Lëvizjes Studentore, por kurrë nuk e vura në diskutim gjakun e tyre.
Se gjaku nuk bëhet ujë o hajdutë ordinerë!
Jam Ilir Meta dhe përballë do më keni gjithmonë! 🇦🇱

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular