Një shqiptar është gjendur i vdekur këtë pasdite në një kompleks banimi në Greqi.
Burri me origjinë shqiptare, sikundër raportojnë mediat greke, tentoi të hynte në kompleks duke u ngjitur nëpërmjet rrethimit me kangjella të lartë dy metra. Por gjithçka doli jashtë parashikimeve, kur pantallonat e tij mbetën të kapura në kangjella dhe trupi i tij mbeti i varur përgjatë gjithë natës.
Trupi i tij u gjet nga pronari i kompleksit luksoz, i cili njoftoi policinë.
Dyshimet e para të policisë janë se shqiptari u përpoq të hynte në kompleks për të vjedhur.
Ndërsa shkaqet e vërteta të vdekjes së shqiptarit do të përcaktohen nga autopsia.