BallinaOP ED25 prilli/PD të mbajë stekën lartë në përzgjedhjen e kandidatëve për një...

25 prilli/PD të mbajë stekën lartë në përzgjedhjen e kandidatëve për një fitore plebishitare!

spot_img
spot_img

Nga Bujar Loshi
NY, October 11,2020.

Keto dite PD e Shqiperise, ne nje nga format me demokratike po perzgjedh kandidatet e saj per te konkuruar ne zgjedhjet e ardhshme Parlamentare te dates 25 Prill.
Sigurisht qe meriton nje big-up per ate qe po ben dhe per shpresen qe po ngjall tek elektorati dhe tek qytetaret ne pergjithesi.
Opinioni dhe sugjerimi im si qytetare, simpatizante dhe anetar i thjeshte i saj eshte qe lidershipi i PD me shume se kurre kesaj here duhet ta mbaje steken larte, po shume larte ne perzgjedhjen e kandidaturave per deputet ne legjislaturen e ardhshme.
Kur them kete kam parasysh formimin intelektual, nivelin akademik, karakterin, vlerat shoqerore dhe socilale te individeve te cilet marrin persiper te percjellin dhe perfaqesojne interesat e qytetareve te djathte apo te majte ne ate qe quhet Parlament i vertet dhe i cili neser eshte vendi ku “baballert e Kombit” vendosin per fatet dhe te ardhmen e shoqerise shqiptare.Nuk mund te rri pa permendur ketu ekzaltimet dhe eksitimet e disa grupeve apo dhe individeve qe ne kete proces te lire dhe demokratik me apo pa te drejte rendin turravrap te promovojne vehten apo te anatemojne te tjeret.
Nje harxhim energjish dhe rropatje qe nuk te çon asgjekundi.
Ambienti politik shqiptar eshte mjaft toksik dhe nuk ka nevoje per çlirim energjish negative dhe aq me pak per elektoratin e djathte qe me shume se çdokush tjeter po e vuan persekucionin dhe terrorin qeveritar.
Sot me shume se kurre opozites ne pergjithesi dhe PD ne veçanti i duhet bashkim forcash,idesh dhe vlerash qytetare.Protagonizmi aq me teper kur vjen nga individe te caktuar pa formimin e duhur i ben dem mendimit te lire duke asfiksuar idete dhe energjite pozitive te shoqerise apo anetareve te tjere te organizates.
Une do thoja se ky lloj protagonizmi eshte si ajo uthulla e forte qe thyen enen e vet dhe nuk i sjell dobi askujt!
Partia Demokratike, eshte nje familje e madhe qe u krijua si nevoje imediate per te perfaqesuar lirine e fjales dhe te mendimit dhe si e tille duhet te mbetet deri ne fund.
Megjithate kjo nuk duhet pare si nje revansh apo perfitim personal i individeve brenda saj por si nje konkurim vlerash dhe idesh ku gjithesecili te vere nje tulle ne ndertimin e saj si nje gratçele e larte dhe e forte qe ti rezistoje “fortunave” te ardhshme.Ndaj ve theksin edhe njehere tek pastertia,integriteti dhe profesionalizmi individual si arma me e forte e PD per te mposhtur te keqen,ngjallur besimin dhe triumfuar ndaj te keqes ne ne nje kohe rekord.
Jam besimplote se lidershipi aktual i PD do dije me se miri ti gershetoje keto vlera individuale per te korrur nje fitore perse jo edhe plebishitare me 25 Prill 2021!
Duke uruar PD per nje fitore historike, dhe ngritje atje ku i takon plotesisht te jete!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular