Presidenti i Dhomës Amerikane Enio Jaço ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës.
Jaço në këtë intervistë tha se pas TAP-Devollit, do të ketë investim amerikan për Skavicën.
“HEC-i i Skavicës është projekt strategjik. Me Skavicën, Shqipëria bëhet faktor rajonal për energjinë.
Përmirësimi i klimës së biznesit është shumë i rëndësishëm. Am-Cham ka një rol të madh në përmirësimin e Klimës së Biznesit”, tha Jaço.
Enio Jaço theksoi se marrëveshja me SHBA shton mundësitë për investimet në Shqipëri.