Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë aksidentale e ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, kur për pasojë humbi jetën një këmbësore 27 vjeçare.
Sikundër mësohet vajza ka qenë duke kaluar në anën tjetër të rrugës në unazën jugore të Elbasanit kur një automjet tip “Golf” e ka përplasur për vdekje
Vajza mësohet se ka qenë e shoqëruar nga prindërit dhe motra, ne momentin e aksidentit.
Por vetëm ajo ka tentuar të kalojë rrugën, duke rezultuar fatale për të.
Elbasan/Informacion paraprak
Në unazën e qytetit Elbasan, mjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin G.A.,banues në Elbasan, si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka perplasur një shtetase e cila ishte këmbësore ,dhe për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.