Policia e Shkodrës raportohet se ka lokalizuar vendin ku fshihet Danjel Pepaj, i cili më 3 tetor vrau me armë zjarri në fshatin Vrith të Malësisë së Madh, Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj.
Mësohet se i riu fshihet në periferi të kryeqytetit malazez, në Podgoricë.
25-vjeçari Pepaj dyshohet se është i armatosur, ndaj kanë filluar negociatat për dorëzimin e tij.
Për të bërë të mundur dorëzimin e tij, policia është në kontakt edhe me familjarët e 25 vjeçarit.
Ndalimi I Danjel Pepaj është e vetmja mundësi për të zbardhur ngjarjen e rëndë, ku dyshimet e para janë konfliktet për kanabisin.