Kryeministri Edi Rama mblodhi sërish drejtuesit politikë të qarqeve për të diskutuar për zgjedhjet e 25 prillit. Mesohet se kërkesat e Ramës kanë qenë ato të parashtruara dhe më herët teksa shihet ecuria e objektivave të vendosur.
Zgjedhjet e 25 prillit, organizimi, marrja e një feedback-u nga elektorati dhe intensifikimi i punës do të jenë në fokus të takimit.
Mësohet se drejtuesit politikë paraqitën raportet e përjavshme të punës në terren.
Takimi i Ramës me drejtuesit e PS-së zgjati mbi 30 minuta, ndërsa ai pas përfundimit të mbledhjes dha dhe një prononcim për mediat. Gjatë deklaratës së tij ai theksoi se maxhoranca do të vijojë me zbatimin e kodit zgjedhor.