U luajtën mbrëmjen e sotme 5 sfidat e vlefshme për Ligën e Kombeve, ku nuk mungoi spektakli dhe surprizat. Ukraina e Andrij Shevçenkos mposhti për herë të parë në historinë e përballjeve mes tyre, Spanjën e Luis Enrikes, me rezultatin 1-0.
Në stadium ishin te pranishëm afro 15 mijë tifozë, kjo pas vendimit të UEFA-s për lejimin deri në 30 % të kapacitetit të stadiumit. Ndërkohë një përballje tepër emocionuese ishte dhe ajo mes Gjermanisë dhe Zvicrës, ku u shënuan plot 6 gola për 1 pikë. Në sfidën tjetër atë mes Malit të Zi dhe Luksemburgut, hero u bë një futbollist me origjinë shqiptare, Daniel Sinani, i cili realizoi golin e fitores për kombëtaren luksemburgase. Për më tepër shikoni të gjitha rezultatet dhe golat e realizuara në sfidat e stome.
REZULTATET:
GJERMANI-ZVICËR 3-3
Verner 28′, Haverc 55′ , Gnabri 60′ / Gavranoviç 5′, 57′ Freuler 26′
UKRAINË-SPANJË 1-0
Tsygankov 76′
MALI I ZI-LUKSEMBURG 1-2
Ivanoviç 34′ / Muratoviç 42′ , Sinani 86′
ISHUJT FAROE-ANDORRË 2-0
Olsen 19′ , 33′
LIHTENSHTEJN-SAN MARINO 0-0
PANORAMASPORT.AL