Vendimi për të mbajtur maskën të detyrueshme pas 15 tetorit është i çuditshëm. Me nje qeveri e cila çfare thote sot nuk thotë nesër sërish po kthehet në barcaletë mbajtja e maskës. Kjo sepse sipas udhëzimit maska do mbahet në ajër të pastër por jo në lokal, restorant.
E gjendur ngushtë duke mos ditur si të iu përgjigjet pyetjeve në emisionin “Opinion” ministrja Manastirliu nuk mundi të na thotë asgjë. Ajo theksoi se edhe kur bën vrap nuk duhet të mbash maskë. Ndaj në logjikën e saj, nëse shihni policin futja vrapit bëni sikur po merreni me sport!
Sonte kreu i ministrisë së Shëndetësisë nuk iu dha përgjigjie asnjë prej pyetjeve duke qenë se e gjitha është propogandë dhe nuk ka një protokoll të saktë se si do të sillen qytetarët në raport me maskën, por dhe fakti që mbajtja e maskës është dhe kosto për xhepat e shqiptarëve.
Ndërkohë në studio Manastirliu u përballë dhe më pamjet e transportit urban në Tiranë ku autobuzi ishte tejet i mbushur dhe nuk bëhet fjalë për protokoll dhe maska.
Kjo qe po ndodh ne Shqiperi nuk eshte gje tjeter vecse nje tallje hapur me qytetaret!