Nga dita e enjte të gjithë duhet të mbajnë maskë kudo, jashtë shtëpisë, në të kundërt gjoba është 3 mijë lekë të reja për herë të parë dhe në rast se shkelja përsëritet, gjoba është 5 mijë lekë të reja.
“Ju rikujtojmë se mbajtja e maskës është E DETYRUESHME në cdo ambient jashtë shtëpisë dhe moszbatimi I kësaj masë do të ketë penalitete sipas Aktit Normativ me 3 mijë lekë për shkelësit për herë të parë, dhe 5 mijë lekë për shkelje të përsëritur.
Kërkojmë edhe një herë bashkëpunimin e qytetarëve për zbatimin e masave dhe protokolleve të sigurisë me qëllim mbrojtjen e shëndetit, për të kufizuar sa më shumë përhapjen e koronavirusit”.