Nga nesër maskat do të bëhen te detyrueshme, por ministria ka bërë publike edhe disa përjashtim.
- RASTET PËRJASHTIMORE TË PËRDORIMIT TË BARRIERËS MBROJTËSE (MASKËS) janë:
- Në të gjitha rastet kur përdorimi i maskës dëmton shëndetin sipas rekomandimit të mjekut të familjes*).
- Nga persona me sëmundje që i bëjnë të paaftë për përdorimin maskës*).
- Gjatë ushtrimit të aktiviteteve sportive.
- Nga persona të cilët lëvizin të vetëm me biçikletë, motoçikletë apo monopatinë.
- Kur në makinë është vetëm drejtuesi i mjetit ose persona që kanë lidhje familjare me të
- Në aktivitete që mund të shkaktojnë lagien e maskës, si p.sh. gjatë larjes në pishinë, liqe ose në det.
- Në shtëpi me anëtarët e ngushtë të familjes.
* Atyre që për shkak të moshës, shëndetit ose për arsye të paaftësisë nuk bartin maskë, do t’u kërkohet dokumentacioni shëndetësor që verifikon statusin aspo vërtetimi respektiv.