Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar ditën e sotme numri i fëmijëve që do të vdesin nga kequshqyerja, si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19, do të rritet me 10 mijë në muaj.
Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus duke folur në konferencën e Organizatës për Ushqim dhe Agrokulturë pranë OKB-së tha se pritet një rritje prej 14% këtë vit në rastet e fëmijëve që vuajnë nga kequshqyerja. Kjo rritje është pasojë e pandemisë.
Kjo i bie 6.7 milionë fëmijë shtesë të kequshqyer, shumica në Afrikën sub-Sahariane dhe në jug të Azisë, shkruan Reuters.
“Pandemia ka shkaktuar pengime serioze për shërbimet më esenciale, imunizimin, shërbimet e maternitetit, ushqimin e fëmijëve, planifikimet familjare dhe shumë më tepër. Nuk mund ta pranojmë një botë ku të pasurit kanë çasje në ushqime të shëndetshme dhe të varfërit mbesin prapa”, ka thënë Ghebreyesus.