I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, doktori Kita Sallabanda u shpreh se në Spanjë ka një numër të lartë infektimesh.
Ai shtoi se në Spanjë bëhet një numër i lartë testimesh që shkon deri në 100 000 mijë PCR në ditë.
Kita Sallabanda: Në Spanjë kemi një numër të madh të infektuarish, por bëjmë një numër të madh testimesh. Ne në ditë bëjmë diku te 100 000 teste duke zbuluar shumë të infektuar.
Spitalet nuk janë në kolaps. Ne ngremë alarmin kur spitalet kalojnë kapacitetin mbi 40%. Mendoj se jemi në një valë të dytë shumë më të lehtë dhe jemi më të përgatitur se e dimë tashmë se çfarë është virusi.
Në fakt ne jemi mësuar tashmë që të jetojmë me virusin duke u mundura që ta mbajmë ato masat bazike. Lufta kundër virusit nuk është vetëm e sistemit shëndetësor, por e gjithë shoqërisë, pasi duhen respektuar rregullat e bashkëjetesës me virusin.